Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përkujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku ai humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
Maqedonci e quajti këtë sulm një përpjekje për aneksimin e veriut të Kosovës sipas, siç tha ai, “metodës së njohur ruse”.
Ai tha se akti i Bunjakut është një dëshmi e përkushtimit të tij ndaj shtetit dhe lirisë së vendit.
‘Dy vite pas, kriminelët që orkestruan këtë aksion terrorist shëtiten të lirë nëpër Serbi, konfirmim shtesë i mbështetjes shtetërore serbe për këtë veprim. Shteti i Kosovës nuk e harron kurrë sakrificën e Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmorëve tjerë, gjaku i së cilëve forcojnë themelet e përjetshme të Republikës.
Kosova do të rris kapacitetet e saj ushtarake si forma më e mirë për të siguruar mbrojtjen dhe paqen në rajon”, tha ai./Arbresh.info
E dhimbshme: Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humb ...
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në ve...
E pazakontë, nusja shkon me vello për të votuar
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...