Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka ulje të nivelit të manganit në Badoc.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, ky institut ka thënë se uji i Badocit është ende i pasigurt për pije.
“Gjatë javës së fundit, bazuar në matjet e kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të vlerave të manganit. Këto vlera janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, i cili konsiderohet prag ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut”.
“Megjithatë, rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit, me vlerën maksimale prej 0.067 mg/L, ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “ Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor”, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L. Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në këtë zonë ende nuk është i sigurt për pije”, thuhet tutje në njoftimin e IKShPK-së.
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...
Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së
Dogana e Kosovës zbulon produkte dentare të padeklaruara në ...
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor