Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se Forumi i Kryetarëve të Gjelbër ka nisur punimet në Shqipëri.
Sipas tij, sot në këtë forum u mblodhën kryetarë të komunave, përfaqësues të tyre dhe njësive vendore, drejtorë shkollash, mësues dhe nxënës për të çelur punimet e Forumit të Kryetarëve të Gjelbër.
“Ky Forum bashkon komunitetet pjesëmarrëse të nismës Shkollat me Diell dhe shënon hapin e parë drejt krijimit të Aleancës së
Kryetarëve të Gjelbër — një platformë e dedikuar për:
✅ Lidhjen e lidershipit lokal
✅ Përafrimin e ambicieve vendore me drejtimin strategjik
✅ Sigurimin e dukshmërisë, burimeve dhe fuqizimit gjatë gjithë procesit të tranzicionit të gjelbër.”, ka shkruar ai.
“Jam shumë i lumtur që, si pjesëmarrës në këtë rrjetëzim, Komuna e Fushë Kosovës ka përfituar panele solare për 6 shkollat tona, tashmë të instaluara, ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme ne bëhemi pjesë e nismës së madhe për përfitime serioze të agjendës së gjelbër.”, theksoi ai.
“Aleanca do të shërbejë si trampolinë për bashkëpunim më të fortë, duke garantuar që bashkitë të luajnë një rol aktiv dhe të qëndrueshëm në këtë rrugëtim të përbashkët.”, shtoi Osmani./Arbresh.info/
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...