Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e saj estonez, Margus Tsahkna, për të diskutuar mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë dhe nevojën për konsultime urgjente sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s.
Në postimin e tij në rrjetin social X, Tsahkna përgëzoi Spiropalin për emërimin e saj të ri si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n. Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë,” shkroi Tsahkna.
Postimi i Margus Tsahkna:
Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time, elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë.
Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.
Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.
Biseda vjen pas incidentit të 19 shtatorit, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë pa leje në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës për 12 minuta, duke nxitur reagime të forta nga NATO dhe autoritetet estoneze. Estonia ka kërkuar konsultime sipas Nenit 4, i cili lejon anëtarët e Aleancës të mblidhen kur ndjejnë kërcënim për sigurinë e tyre./rtsh
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore