Në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë ka reaguar edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
“Është e qartë se Rusia po teston se sa larg mund të shkojë”, tha Kaja Kallas, gjatë një konference për shtyp në Brazil.
Sipas saj, “duhet të bëjmë më shumë presion që Rusia të përmbahet dhe të ulet në tryezën e bisedimeve”.
“Është e qartë se Rusia po teston se sa larg mund të shkojë. Patëm diskutime shumë intensive rreth situatës ndërkombëtare dhe gjithashtu në lidhje me veprimet e Rusisë, dhe sigurisht, lutja jonë është gjithashtu për vendet që kanë një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë që t’u bëjnë thirrje atyre që ta ndalojnë këtë. Nga ana jonë, ne shohim se nuk duhet të tregojmë dobësi, sepse dobësia është diçka që e fton Rusinë të bëjë më shumë. Dhe ato janë gjithnjë e më të rrezikshme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjitha vendet përreth Rusisë. Dhe për këtë arsye, përgjigjja jonë është të kemi më shumë presion në mënyrë që edhe Rusia të dëshirojë paqe dhe të ulet në tryezën e negociatave për të diskutuar këtë dhe për të përmbajtur veten”, tha Kallas.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK