Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën – një vendim që pason veprimet dhe qëndrimet e fundit të Qeverisë së tij, të cilat janë cilësuar si shqetësuese nga Uashingtoni.
Duke folur gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë, Kurti u përpoq të sqarojë situatën, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndërprerje të marrëdhënieve me SHBA-n.
“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjale për pezullimin e planifikimit të një dialogu strategjik jo të dialogut si proces strategjik të nisur dhe as të komunikimit të rregullt që ne e kemi, nuk jemi prishur me Amerikën por kemi disa dallime”, tha ai.
Ai kritikoi opozitën për, siç tha, tendencën për të përshkruar çdo zhvillim në raportet me SHBA-në në mënyrë alarmuese, ndërkohë që vetë qeveria, sipas tij, i trajton me seriozitet qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë.
“Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeveris sonë me qeverinë amerikane unë nuk duhia ti minimizojë zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e qëndrimet e Ambasadës amerikane”, tha ai./Arbresh.info
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj