UEFA ka hapur një hetim për atë që ndodhi në fundin e ndeshjes mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit, e zhvilluar mbrëmë në “Anfield Road”, në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Trajnerin argjentinas, Diego Pablo Simeone dhe një tifoz anglez me emrin Jonny Poulter, u përfshin në një zënkë verbale pas golit të tretë të Liverpoolit në minutat shtesë, shkruan Arbresh.info.
Tifozi i ‘The Reds’, sipas mediave britanike, kishte bërë gjeste dhe ofendime gjatë gjithë ndeshjes, çka shkaktoi reagimin e teknikut argjentinas.
More angles of Diego Simeone’s exchange with the Liverpool fans that led to his red card 🍿
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/C3Ruz9tBvq
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 17, 2025
Sipas një videoje të re të publikuar, incidenti ndodhi në zonën teknike, ku raportohet se një pjesëtar i stafit ndihmës të Atléticot (jo nga stafi kryesor teknik) ka pështyrë drejt një tifozi të Liverpoolit në mes të debatit të ashpër ku ishte përfshirë edhe Simeone.
“El Cholo” për këtë reagim mori karton të kuq dhe u largua nga fusha.
Mediat angleze theksojnë se UEFA do të rishikojë raportet dhe madje mund të kërkojë pamje nga kamerat e sigurisë në “Anfield”.
Pas ndeshjes, Simeone ndërpreu konferencën për shtyp, pasi u pyet për fyerjet që kishte marrë, duke pranuar se reagimi i tij nuk ishte i justifikueshëm.
Ndërkohë, tifozi i përfshirë në incident mohoi çdo koment racist, duke e akuzuar Simeonen se e la situatën të hapur për spekulime.
📹Liverpool fan who clashes with Diego Simeone makes statement:
“Nothing racist, no mention of any war or slurs of any kind”pic.twitter.com/q9n5O2T1ll
— indykaila News (@indykaila) September 18, 2025
Por, e kaluara e Poulter ngre dyshime mbi versionin e tij: ai kishte qenë i përjashtuar nga stadiumi për tre vite, pasi kishte ngacmuar dhe fyer një tifoz 61-vjeçar dhe bashkëshorten e tij me aftësi të kufizuara, raportojnë mediat britanike.
Komiteti disiplinor i UEFA-s do të analizojë të gjitha provat para se të vendosë për dënimet që mund të pasojnë.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Atleticos u mbyll me fitoren e ‘The Reds’ me rezultat 3-2, pas një drame në fundin e takimit./Arbresh.info
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...