Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka njoftuar se e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama në margjinat e samitit global “The Jefferson Educational Society”, në Erie në Pensilvani.
Në një postim në Facebook, ajo tha se ish-presidentin amerikan e ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit të saj, shkruan Arbresh,
“Ne margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës, të cilat janë sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik së fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e zotit Obama në konsolidimin e shtetësisë sonë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga.
Ajo theksoi se Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan.
“Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, shtoi ish-presidentja.
Jahjaga tha se është e ftuar nga “The Jefferson Educational Society” për të marrë pjesë në samitin global në Erie në Pensilvani, ku tha se do të flasë për adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit të saj si Presidente e Kosovës./Arbresh.info/
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...