Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, shpalosi detaje të diskutimeve të para njëmbëdhjetë viteve, kur diskutohej për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Sipas Moore, ishte një listë e gjerë me shqetësime për të cilat ishte bërë një diskutim i rëndësishëm se kjo gjykatë duhej të krijohej jashtë territorit të Kosovës.
Thekson se ishte e rëndësishme që për dëshmitarët të krijohej ambienti i sigurt që të dëshmonin të lirë.
“Ekzistojnë lloj-lloj shqetësimesh lidhur me aftësinë për të mbajtur gjykime të lira, ku dëshmitarët do të ishin plotësisht të sigurt e të mbrojtur për të dëshmuar, kishte lloj-lloj akuzash e shqetësimesh për të cilat diskutonim aso kohe, para vitit 2014. Unë nuk jam aspak përgjegjës për atë se çka vendosën të ndiqnin prokurorët. Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në procesin e vendosjes se çfarë duhet të ndiqet nga prokuroria. Aso kohe në bazë të udhëzimeve në bazë, të instruksioneve që merrja si diplomat, ishte një listë shqetësimesh rreth deklaratave që ishin bërë lidhur me shpija e verdhë e gjëra të tjera për të cilat i diskutuam dhe pastaj edhe të tjetër në Bashkësinë Ndërkombëtare. Po kurrë nuk u morr ndonjë vendim, se unë isha i përfshirë në Departamentin e Shtetit për këtë çështje, se çfarë do të gjykohej e çfarë jo, kjo ishte para 11 vite. Gjykata filloi e tash na mbetet të shohim se si do të ecë kjo, e të shohim çfarë vendimesh do të merren”, tha Moore në Rubikon.
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...