Drenica ka ‘befasuar’ Dritën në Gjilan, duke e mposhtur në Gjilan në ndeshjen e mbetur nga xhiro e dytë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Bylbyl Sokolit ka mposhtur të udhëhequrit e Zekirija Ramadanit me rezultat minimal 1-0, shkruan Arbresh.info.
Altin Vojvoda shënoi një supergol në minutën e 39-të, për t’i dhënë epërsinë Drenicës, gol i cili në fund do t’i sillte tri pikët.
Drenica pati edhe dy mundësi të mira shënimi por Faton Maloku ishte në vend.
Drita në pjesën e dytë u mundua të gjej së paku golin e barazimit por pa ia arritur dot. Kështu humbi tre pikë tjera.
Pas katër ndeshjeve Drenica ka shtatë pikë dhe ndodhet në vendin e katërt. Kurse kampionia në fuqi është e parafundit në tabelë me dy pikë.
Takimin e radhës Drenica e luan ndaj Duakgjinit, kurse Drita përballet me Prishtinën e Re./Arbresh.info
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...