Tetë ndeshje janë duke u luajtur në të njëjtin orar në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës.
Në të gjitha ndeshjet janë mbyllur pjesët e para, ku golat nuk munguan, shkruan Arbresh.info.
Derbin mes Vëllaznimit dhe Trepçës ’89 janë duke e fituar mitrovicasit minimalisht 0-1, me golin e Ardian Hasanit.
Ndërkohë në sfidën tjetër interesante mes Lirisë dhe Feronikelit ’74 nuk pati gola në pjesën e parë, ashtu sikurse edhe në sfidën Besa Peja – Ramiz Sadiku.
Suhreka është duke e mposhtur Prizrenin me rezultat 2-0, me po të njëjtin rezultat po fiton edhe Kika e Hogoshtit ndaj Trepçës.
Po ashtu Vjosa është duke triumfuar 2-0 ndaj KEK-ut. Kurse fitore minimal 1-0 po shënon Dinamo ndaj Istogut.
Rilindja 1974 e Faruk Statovcit është 1-1 pas pjesës së parë në sfidën me 2 Korrikun./Arbresh.info
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...