Drita dhe Drenica po zhvillojnë takimin e mbetur nga java e dytë në elitën e futbollit kosovar, ku tashmë është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.
Pas 45 minutash, drenicakët janë duke triumfuar me rezultat minimal 1-0, shkruan Arbresh.info.
Golashënues ishte Altin Vojvoda në minutën e 42-të, i cili realizoi një super gol nga distanca.
Në fund të pjesës së parë, Drenica rrezikoi sërish por Faton Maloku shpëtoi Dritën.
Drita është në kërkim të fitores së parë këtë edicion dhe i duhet punë e madhe në pjesën e dytë për të arkëtuar tre pikët, ndërsa Drenica është në rrugë të mirë të merr edhe fitoren e dytë./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...