Banka Qendrore e Kosovës lanson Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare. Ahmet Ismaili, guvernator i BQK-së, tha se kjo platformë do të shërbejë edhe si instrument i BQK-së ndaj institucioneve financiare duke siguruar që të dhënat të shpalosen saktë dhe në përputhje me rregulloret dhe udhëzuesit e BQK-së.
Isamili theksoi se nga institucionet financiare kërkohet që të jenë të sakta transparente për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e platformës dhe sektorit financiar.
Ismaili tutje u shpreh se për të mundësuar zbatimin e këtij projekti një rol t ë rëndësishëm ka luajtur mbështetja e Fondit Evropian për Evropën Juglindore e financuar nga BE, teksa falënderoi zyrën ë BE-së në Kosovë dhe ambasadorin Orav.
“Edukimi financiar mbete një nga prioritetet strategjike të BQK-së për të zgjeruar njohuritë e qytetarëve lidhur me produktet e shërbimet financiare që ata të kenë mundësi të negocimit të kushteve dhe marrjes së vendimeve të informuara, ku, në këtë kontekst, janë marrë shumë aktivitete të shumta edukative e informuese përmes të cilave janë ofruar të dhëna, këshilla, udhëzime praktike, që kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sektorit financiar”, tha mes tjerash Ismaili.
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...