Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.
Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
Mbrojtja e Thaçit pritet të thërras 11 dëshmitarë – shumica nga ta synohet të dëshmojnë në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit do të thërrasë në sallë dy dëshmitarë, ndërkaq dy të tjerë veçse kanë dhënë dëshminë me shkrim.
Në korrik, ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit kanë njoftuar se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse./rel
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...