Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij të gjatë mandatit në Kosovë.
Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme. Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.
“Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore. Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...