Kosova do ta luaj një prej ndeshjeve më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror, të premten e 10 tetorit në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit ndaj Sllovenisë.
Federata e Futbollit të Kosovës afro katër ore më parë njoftoi se biletat për këtë sfidë kanë dal në shitje, shkruan Arbresh.info.
Kurse nuk ka shkuar shumë dhe FFK, sapo ka dal me një njoftim të ri ku thuhet se të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur.
“Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Kosovë – Slloveni, që zhvillohet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord.”
“Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve dhe mbarë publikun vjen pas atij triumfi të madh 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.
Pas dy ndeshjeve të para në grupin B kualifikues, Zvicra është e para me gjashtë pikë, pas tyre është Kosova me tri sosh, kurse Suedia dhe Sllovenia ndajnë pozita tre dhe katër me nga një pikë të vetme.
Kujtojmë se vendi i parë kualifikohet direkt për në Botëror, kurse pozita e dytë Kupën e Botës do ta kërkojë nga play-offi./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...