Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar sot lagjen Arbëria në kryeqytet në kuadër të fushatës të zgjedhjeve lokale.
Sipas Ramës, kjo lagje ka ndryshuar shumë në katër vitet e fundit teksa ka përmendur Ishullin Urban, unazën e re të qytetit, zgjerimin e rrjetit të ngrohjes e ndriçimin publik, si premtimet kryesore të realizuara.
Megjithatë, ka theksuar se është i gatshëm që të gjitha kërkesat e qytetarëve, t’i adresojnë bashkërisht.
“Po lajmërohemi këtu nga lagjja Arbëria, e cila ka ndryshu shumë këto katër vite; nga Ishulli Urban, unaza e re e qytetit, mbikalimi e deri te zgjerimi i rrjetit të ngrohjes dhe ndriçimi publik. E kemi pastru prej ndërtimeve pa leje dhe kemi sjellë investime në shkolla, shëndetësi e kulturë. Këto nuk janë veç projekte, por janë ndryshime që i prekni ju banorët, çdo ditë. E di që ka edhe kërkesa tjera, prandaj jam këtu me ju, me i çu përpara bashkë! Jeni të mrekullueshëm! Urime dhe shihemi!”, ka thënë Rama në një video të publikuar në rrjete sociale.
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë