Partia politike, Lidhja për Prishtinën ka hapur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Njëri nga kandidatët për asamble komunale të Prishtinës është Faton Pacolli me mbi 15 vjet përvojë pune në Komunën e Prishtinës.
Pacolli ka theksuar se synimi i tij kryesor është që Hajvalia të ketë më në fund një zë të fuqishëm në vendimmarrje.
Pacolli premton fokus në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës, krijimin e hapësirave për fëmijë e të rinj, mbështetje për familjet në nevojë dhe shërbime më të shpejta administrative.
Ai theksoi se në këtë garë hyn jo si politikan, por si bashkëqytetar që njeh nga afër problemet e Hajvalisë./Arbresh.info

Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...