Rubin mohon se Thaçi nuk e nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë pasi s’donte të çarmatosej UÇK-ja

17:57 | 15 Shtator 2025
E.H

Dëshmitari James Rubin mohoi se njëra ndër arsyet se pse Hashim Thaçi nuk e ka nënshkruar në raundin e parë marrëveshjen e Rambujesë, ishte se nuk donte që UÇK-ja të çarmatosej.

“Jo. Me sa di unë, jo”, tha James Rubin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjatë bisedimeve në Rambuje, Rubin tha se pala shqiptare kërkonte siguri nga NATO që do të përdorte forcën e saj nëse forcat serbe do vazhdonin me shtypjen e tyre.

“Kërkoheshin siguri që të jepnin nga NATO që do të vazhdonte më tej me procesin, pra me premtimin e saj që të përdorte forcën e saj në qoftë se serbët vazhdonin me shtypjen e tyre, nëse serbët nuk e bënin këtë gjë, nëse Qeveria serbe nuk nënshkruante atëherë kërkonin që t’iu jepnin siguri që në rast që të gjithë të tjerët nënshkruanin, atëherë NATO të tregonte forcën”, tha ai.

Rubin tha se shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre në Rambuje kërkonin siguri prej ndërkombëtarëve që ta mbanin premtimin e tyre.

“Ata po kërkonin për siguri që ne do iu jepnim atyre dhe që do të mbanim premtimin tonë”, tha James Rubin.

Ai shtoi se nuk rast që shqiptarët nuk nënshkruanin, do të dërgoheshin trupat e NATO-s dhe në rast që pala serbe nuk do të nënshkruante- do të dërgohej trupa ajrore.

Rubin tregoi se Hashim Thaçi kërkonte edhe miratimin e Adem Demaçit për marrëveshjen e Rambujesë dhe se kjo tregonte se ai nuk ishte vartësi i tij, por epror i Thaçit.

Rubin tregoi se sa e ka kuptuar ai, Demaçi kishte kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.

LEXO EDHE:

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Rubin: Hill ishte kundër UÇK-së, tentoi të më njollosë mua e Albrigt-in

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme