Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve me datën 14 shtator 2025 kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vrasje në tentative e ndodhur një ditë më parë në Vushtrri.
Arrestimi i të dyshuarit m/k/sh është bërë mbi dyshime të bazuara se me datën 13 shtator 2025 në Vushtrri, pas një mosmarrëveshje i dyshuari dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri ne veturën e viktimës, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.
Pas veprimeve hetimore janë identifikuar dy persona te dyshuar njeri prej tyre është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një armë zjarri me pesë fishek për te cilën dyshohet se është përdorur ne rast.
Të dyshuarit të arrestuar me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetuesit policor janë duke vazhduar hetimet për arrestimin e personit tjetër të dyshuar./Arbresh.info/
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...