James Rubin në Hagë tha se kishte përshtypjen se Hashim Thaçi gati sa nuk qau në takim me Madeleine Albright kur nga kjo e fundit iu kërkua të nënshkruante një marrëveshje që në thelb nuk e kishte pavarësinë e Kosovës.
“Kjo ishte përshtypja ime”, tha Rubin, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Përpara kësaj, avokati Luka Mishetiq i lexoi dëshmitarit një fragment nga shkrimi i tij, ku thoshte se Albright e ‘kërcënoi’ Thaçin me mospërkrahje nga perëndimi në rast që nuk nënshkruante.
“Do jesh përgjegjës për vdekjen e njerëzve të tu nëse nuk ndërron mendje, lidershipi është për të marrë vendime të vështira. E di se e ke shumë të vështirë të heqësh dorë nga pavarësia, por nëse nuk pranon nuk do ta kesh përkrahjen e perëndimit. Do ta rrezikosh miqësinë me mua dhe Rubinin. Nuk ke miq më të mirë se mua dhe Rubinin në perëndim. Por, kështu ne nuk mund të të ndihmojmë të dëshpërosh popullin shqiptar”, lexoi Mishetiq të këtë thënë James Rubin.
Më pas, avokati Mishetiq tregoi se sipas James Rubin, përgjigja e Thaçit ishte ‘Jo’.
“Thaçit sa nuk i shpëtonin lotët. Ai kurrë më parë nuk kishte takuar ministra të jashtëm e lëre më sekretar amerikan të zemëruar. Ai tha se vetë ka qenë dëshmitar i vdekjes së shokëve të tij më të ngushtë dhe krimeve të kryera kundër fëmijëve, grave e të moshuareve. Ai ishte i vetëdijshëm se cilat ishin pasojat. Më pas, duke e ndrequr qëndrimin tha se i vinte keq, por përgjigja ishte jo”, lexoi Mishetiq.
Rubin më herët kishte thënë se në Rambuje, Thaçi i kishte treguar se nuk kishte autoritet të plotë që të nënshkruante pa miratim.
Paraprakisht, dëshmitarit iu prezantua një artikull i New York Times i 23 shkurtit 1999. Autorja e artikullit, James Rubin tha se ka qenë korrespodente për çështje diplomatike për këtë medie.
“Kjo ishte puna ime që ta njihja atë”, tha Rubin.
Sipas Mishetiq, artikulli kishte treguar se shqiptarët kishin refuzuar lutjet e bëra nga sekretarja Albright për nënshkrimin e marrëveshjes. Tha se ajo kishte thënë se kundërshtimi kryesor i guerileëe duket të jetë mungesa e fjalës ‘referendum’ në dokumentin politkik në propozimin e paqes edhe pse drafti kërkon një konferencë ndërkombëtare për të vlerësuar vullnetin e palëve.
James Rubin tha se ka mundësi që korrospodentja e ka ekzagjeruar këtë pjesë, pasi që ajo nuk ka qenë pjesë e bisedimeve dhe se atë nuk ia kanë komunikuar saktësisht atë se çfarë ka ndodhur.
“Përshkrimi është pjesë e problemit, por ndoshta ajo e ka ekzagjeruar atë”, tha Rubin.
Sipas Mishetiq, artikulli thekson se Thaçi nuk ka folur serbisht, ndërsa Rubin tha se për këtë nuk e di, por e di që ai nuk ka folur anglisht.
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...