Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar sot Valon Hotin kandidat për kryetar të Malishevës nga kjo parti.
Në një tubim me qytetarët e Malishevës, Kurti tha se me qeverisjen e re do të kujdesen edhe për trashëgimin dhe për zhvillimin e saj
“Burimi i Banjës është ndër pasuritë kryesore natyrore që ka Malisheva. Lumi Mirusha furnizohet në masë të madhe nga ky burim, i cili rrjedhën e vazhdon për në Ujëvarën e Mirushës. Pishina është objekt i ndërtuar në vitet ’70 dhe prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë investim. Me qeverisjen e re e të mirë të kryetarit të ardhshëm të Malishevës, Valon Hoti, do të kujdesemi edhe për trashëgiminë edhe për zhvillimin e saj”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...