Vuciq thotë se ndeshja Serbi – Shipëri nuk do të luhet në Beograd, raportojnë mediat serbe

18:45 | 14 Shtator 2025
D.H

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, praktikisht e ka pranuar se qëndron pas vendimit që ndeshja e Serbisë kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror më 11 tetor, të zhvillohet në Leskovc.

Pas skenave në Beograd, ku rreth 40 mijë tifozë e sulmuan ashpër me thirrje ofenduese ka urdhëruar që të ndryshohet vendi i zhvillimit të ndeshjes me Shqipërinë, raportojnë mediat serbe, transmeton Arbresh.info.

Sipas kundërshtarëve të regjimit, presidenti serb e ka detyruar Federatën e Futbollit të kërkojë nga UEFA ndryshimin e lokacionit, me qëllim që të ketë kontroll më të madh mbi publikun që do të jetë prezent në stadium.

Në vend të 40 mijë spektatorëve në “Marakanë”, ai dëshiron që përfaqësuesja të luajë në një stadium me vetëm 8 mijë ulëse. Arsyeja, pretendohet, është që biletat t’u shpërndahen njerëzve të afërt me pushtetin, të cilët nuk do të brohorasin kundër Vuçiqit.

Presidenti është shprehur shumë i zemëruar edhe për faktin që ndeshja me Anglinë nuk u zhvillua në Leskovc.

“Nuk ka njeri që mund të ma shpjegojë pse nuk luajtëm në Leskovc, përveçse anglezët e kërkuan ashtu”, ka deklaruar Vuçiq, duke shtuar: “E thashë atëherë: ‘Nuk përzihem, ju jeni djem të fortë, ju e dini më mirë’. Dhe ia dolëm mirë, sepse ata që ishin më të mençur morën vendimin.

“Gabim e kemi pasur, ndaj duam të luajmë kundër Shqipërisë në Leskovc. Dhe sigurisht, atmosfera do të jetë më e mira e mundshme.”

“Mund të humbasim ose mund të fitojmë, por atmosfera do të jetë më e mira e mundshme, nëse na lejohet të kemi tifozë në tribuna, për shkak të dënimeve që na kanë vendosur. Nëse gjithçka lejohet, në Leskovc do të mbretërojë një atmosferë e mrekullueshme. Të paktën njerëzit do të bërtasin për Serbinë, me gjithë zemër e gjithë forcë”, deklaroi presidenti serb.

Ndeshja mes Serbisë do të luhet me datë 11 tetor me fillim nga ora 20:45, dhe është vendimtare për pozitën e dytë në tabelë, e cila dërgon në play-offin kualifikues për Kupën e Botës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme