Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për protestën që është mbajtur sot në Hagë nga shqiptarët kundër Gjykatës Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka kërkuar vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj, transmeton Arbresh.info.
“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, ka shkruar Rama.
LEXO EDHE:
Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant
Kujtojmë se sot qindra qytetarët nga Kosova, mërgimtarë veteran të UÇK-së kanë protestuar në Hagë të Holandës ku kanë kërkuar drejtësi nga Gjykata Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim atje.
Protesta u mbajt një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës.
Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./Arbresh.info
LEXO EDHE:
OVL e UÇK-së falënderon qytetarët: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...