Policia e Kosovës ka arrestuar të premten (dje) një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, i cili akuzohet se mori pjesë në masakrën e 22 majit 1999 në Vushtrri, ku u vranë 71 civilë shqiptarë.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, Policia më 12 shtator ndaloi të dyshuarin, shtetas kosovar, i cili gjatë luftës së viteve 1998-1999 dyshohet se ka vepruar në grup dhe në mënyrë të organizuar si pjesëtar i mobilizuar në njësi të MUP-it serb.
Hetimet e deritanishme tregojnë se ai ka marrë pjesë drejtpërdrejt në privimin nga jeta të 71 civilëve shqiptarë në komunën e Vushtrrisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mediat serbe kanë raportuar se i dyshuari ka jetuar në veri të Kosovës dhe ka punuar si shofer autobusi.
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...