Ka mbërritur këtë të premte në Sarandë kroçera, “Voyager of the Seas”.
Kroçera “Voyager of the Seas” me flamur Bahamas me 3626 pasagjerë në bord vjen për herë të parë në Sarandë. Erdhi këtu për një vizitë një ditore nga Mesina, Itali për t’u larguar në mbrëmje për në Portin e Dubrovnikut.
Gjeografia e turistëve është e larmishme, pra nga disa shtete si australianë, amerikanë dhe kanadezë të moshave të ndryshme.
Për shkak të madhësisë së kroçerës 311 m e gjatë dhe pjesa zhytëse 47 m kroçera u ankorua në rad ndërkohë që transportimi i turistëve për në qytet është bërë me lançet e tyre.
Kroçera “Voyager ef the Seas” do qëndrojë ditën e sotme në Sarandë për t’u larguar në mbrëmje drejt portit të Dubrovnikut në Kroaci.
Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë./abcnews.al
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...