Të enjten mbrëma u raportua për të shtëna me armë në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është shoqëruar në polici i dyshuari, dhe i është sekuestruar arma.
I njëjti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe kishte kontaktuar me të dyshuarin kosovar. Lidhur me rastin arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë