Greqia eliminoi Lituaninë me rezultatin 87:76, dhe arriti gjysmëfinalen e EuroBasketit falë një paraqitjeje madhështore të Giannis Antetokounmpo.
Superylli i Milwaukee Bucks e udhëhoqi skuadrën me 29 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 4 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë.
Kontribut të madh dha edhe Vasileios Toliopoulos, i cili nga stoli i shënoi 17 pikë në vetëm 16 minuta lojë. Kostas Papanikolau shtoi 8 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, ndërsa Kostas Sloukas e përfundoi ndeshjen me 11 pikë.
Te Lituania u dallua qendra Jonas Valanciunas me një “double-double” prej 24 pikësh e 15 kërcimesh, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin. Arnas Velicka kontribuoi me 12 pikë, 7 asistime e 5 kërcime, ndërsa Gytis Radzevicius shtoi 10 pikë.
Greqia në gjysmëfinale do të përballet me Turqinë më 12 shtator në një gjysmëfinale./Arbresh.info
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro