Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se projekti Smart City do të përdoret nga qeveria për të vendosur kontrollin total në çdo hapësirë publike dhe private.
Kryetari i PD-së në një deklaratë për mediet tha se nëpërmjet këtyre kamerave nxënësit “do të spiunohen”.
“Nxënësja, nxënësi, ulet në bankë dhe shkruan këtë detyrë: këtë hartim e bëj në përgjegjësinë time dhe vetëm vetë. Dhe ky zotim mjafton, nuk i vendoset as kamera, asgjë tjetër. Dhe kjo është mënyra se si edukohet sinqeriteti tek të rinjtë. Virtyti tek fëmijët dhe të rinjtë. Kurse ky thotë do u fus kamerat, të shoh nëse do kopjoni apo jo. Dhe u garantoj se do i shtrijë kamerat në çdo hapësirë të shkollave”, tha Berisha.
Sipas Berishës, ky është një akt i paimagjinueshëm.
“Smart City në një vend demokratik ka synim t’u japë qytetarëve informacionin e duhur në të gjitha shërbimet, trafikun, etj, por nuk ka synim kurrë t’i përgjojë, t’i spiunojë ata në këtë mënyrë”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “çdo shqiptar duhet të kuptojë se vëzhgimi i tij, mbikëqyrja e tij policeske përbën fundin e çdo privacie për të”.
Berisha deklaroi gjithashtu se qeveria ka vendosur “teknologjinë më policeske të përgjimit të çdo regjistrimi”.
“Vendosi të gjithë teknologjinë e regjistrimit të përgjithshëm të çdo lloj komunikimi në Shqipëri, teknologji të cilën nuk e ka vendosur asnjë vend tjetër, sepse ajo është teknologjia më policeske, me të cilën kontrollohet totalisht privacia e çdo qytetari, shqiptar apo të huaj. Ky operacion është kryer nëpërmjet AKEP-it”, tha Berisha./atsh.al
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë