Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve të rënda gjatë lindjes.
Foshnja kishte ndërruar jetë pak ditë pas procesit të lindjes, ndërsa nëna, e cila ishte në gjendje kritike, nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes së rënduar dhe ndërroi jetë më vonë.
Për Arbresh.info, ka folur Shaqir Uka, shef i repartit të intensivës, i cili ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e pacientes ka qenë jashtëzakonisht e rëndë dhe e pakthyeshme.
“E njëjta ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, ku edhe ka pas ndërhyrje kirurgjike dhe pas disa problemeve që kanë lind në fund të shtatzënisë së saj, ka ndërruar jetë”, tha Uka/Arbresh.info
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...