Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të rikthehet në funksion të plotë sistemi i menaxhimit të parkingjeve publike nga kompania “Prishtina Parking”.
Vendimi vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme që konfirmon vlefshmërinë e Rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha hapësirat publike për parkim të menaxhuara nga “Prishtina Parking” do të mund të shfrytëzohen vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare të përcaktuara nga Komuna. Parkimi pa pagesë në këto zona do të sanksionohet me gjoba dhe masa të tjera ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Prishtina është qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë,” thuhet në fund të njoftimit, duke bërë thirrje për respektim të rregullave dhe bashkëpunim nga qytetarët./Arbresh.info
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...