Kristin Cabot paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshorti pas skandalit në koncertin e “Coldplay”

17:18 | 7 Shtator 2025
E.G

Kristin Cabot ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, në gjykatën e Portsmouth, New Hampshire.

Lajmi u raportua fillimisht nga Daily Mail, duke konfirmuar përfundimin e martesës së tyre pas një periudhe të mbushur me polemika.

Ky hap vjen vetëm disa ditë pas asaj që mediat e quajtën “ColdplayGate” – një incident ku Kristin u filmua në “kiss cam” gjatë një koncerti të Coldplay, në shoqërinë e Andy Byron, ish-CEO i Astronomer.

Të dy ishin të martuar me partnerët e tyre në atë kohë, ndërsa edhe frontmeni i bendit, Chris Martin, e komentoi skenën me humor duke aluduar për tradhti.

Ngjarja ndezi shpejt diskutime të gjera dhe vuri Kristin në qendër të vëmendjes.

Burime pranë Cabot kanë thënë se divorci ishte i pritshëm dhe e përshkruan si ‘karma’.

Ai vetë u shpreh se jeta e Kristin “nuk kishte të bënte me të”, duke nënkuptuar se çifti ishte tashmë i ndarë para skandalit.

Andrew Cabot, trashëgimtar i një prej familjeve më të pasura të Bostonit me një pasuri të vlerësuar në 15.4 miliardë dollarë, është pronar i Privateer Rum. Ai dhe Kristin blenë një shtëpi bregdetare prej 2.2 milionë dollarësh në fillim të vitit 2025.

Ky nuk është divorci i tij i parë. Nga martesa e mëparshme me Julia Cabot, procesi i ndarjes zgjati dy vjet dhe rezultoi me një marrëveshje që i dha ish-bashkëshortes një 1 milion dollarë, një shtëpi prej 1.9 milionë dollarësh dhe një Jaguar.

Divorci i Kristin dhe Andrew ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa mbetet për t’u parë si do të përfundojë marrëveshja përfundimtare, duke pasur parasysh pasurinë e tij të konsiderueshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale