Policia shqiptare ka njoftuar se e ka prangosur një 67 vjeçare nën dyshimet se e njëjta bashkë me djalin e saj dyshohen për vjedhje nëpër banesa, lokale dhe objekte kulti.
Lidhur me këtë rast, forcat e rendit kanë dokumentuar 6 raste vjedhjesh të kryera në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit gjatë muajve maj–shtator.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe puna në terren, ndaluan shtetasen Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh”.
“Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi L. U., 36 vjeç, banues në Belsh.Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit”, njofton Policia e Shtetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë).
Bëhet e ditur se policia është duke punuar për kapjen e 36-vjeçarit. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...