Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë në festimet për 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë në tetor.
Macron pritet të mbajë një fjalim në landin perëndimor gjerman të Saarlandit më 3 tetor, ditë kombëtare e njohur si Dita e Bashkimit Gjerman.
“Kjo padyshim do të jetë një nga Ditët e Bashkimit Gjerman më europiane që kemi pasur ndonjëherë”, tha Anke Rehlinger, kryeministrja e Saarland.
Anke është gjithashtu presidente e Bundesrat, ose Dhoma e Lartë e Parlamentit, që përfaqëson 16 shtetet federale të Gjermanisë.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, do të jetë mes 900 të ftuarve nga politika, biznesi, feja dhe shoqëria që do të dëgjojnë fjalimin e Macron, i cili do të mbahet në Sallën e Kongreseve në Saarbrucken.
”Presidenti francez do të jetë udhëheqësi i parë i huaj që flet në këtë ngjarje për më shumë se 20 vjet”, tha Rehlinger.
Pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor 1989, Gjermania u ribashkua në 1990, pas më shumë se katër dekadash ndarje gjatë Luftës së Ftohtë./abcnews
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...