Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin e sotëm tragjik në fshatin Astrazup të Malishevës, ku humbën jetën dy qytetarë nga komuna e Rahovecit dhe u lënduan dy të tjerë. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga fshati Fortesë dhe familjen Krasniqi nga fshati Krushë, dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit,” u shpreh Kastrati.
Ai ka shtuar se në këto momente të rënda, institucionet dhe qytetarët e Malishevës janë pranë familjeve që kanë pësuar humbje.
Lexo edhe:
Dy të vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Astrazup të Malishevës
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...