Dy ngjarje tragjike janë shënuar një ditë më parë në plazhin e Velipojës, ku humbën jetën dy shtetas nga Kosova, të dy në rrethana të ndryshme, por të lidhura me qëndrimin e tyre në det.
Sipas Vizion plus, në rastin e parë, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo kishte dalë nga deti, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit dhe shërbimet mjekësore, ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Ngjarja e dytë ndodhi po dje, kur shtetasi tjetër nga Kosova, Z. J., 72 vjeç, u mbyt aksidentalisht teksa po lahej në det. Trupi i tij u nxor nga pushuesit dhe shërbimet përkatëse, por ai kishte ndërruar jetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë kanë referuar materialet për të dy rastet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në det, veçanërisht për personat në moshë apo me probleme shëndetësore.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.
Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë