Një qytetar ka dorëzuar në Polici një kuletë me 1870 euro të gjetur në një parking në Klinë.
Kuleta iu është kthyer pronarit nga zyrtarët policorë.
Sipas njoftimit të Policisë, më 04 shtator 2025, qytetari Ilir Tunaj kishte gjetur një çantë në parkingun e një marketi në Klinë, brenda së cilës gjendej një kuletë me para.
Pas pranimit të rastit, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë pronarin e kuletës dhe e ka ftuar atë në Stacionin Policor të Klinës, ku i janë kthyer mjetet financiare dhe sendet e tjera personale.
Policia ka falënderuar publikisht qytetarin për gjestin e tij të ndershëm dhe ka vlerësuar veprimin si shembull për gjithë shoqërinë./Arbresh.info
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...