FIFA ka konfirmuar se Veldin Hoxha dhe Leon Avdullahu mund të përfaqësojnë Kosovën, duke filluar nga data 2 shtator.
Të dy futbollistët janë ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e shtatorit dhe tashmë mund të luajnë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Hoxha ishte më parë pjesë e Kroacisë, ndërsa Avdullahu, ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te moshat e Zvicrës. Të dy kanë vendosur të luajë për Kosovën.
Të dy futbollistët janë pritur me entuziazëm nga stafi dhe lojtarët e Kosovës, ndërsa dyshja po ashtu kanë shpehur kënaqësinë që janë bashkuar me Kosovën.
Hoxha aktualisht aktivizohet te Rubin Kazan në Rusi, ndërsa Avdullahu kontribuon te Hoffenheim.
Kosova do të luajë nesër, në orën 20:45, kundër Zvicrës në transfertë për kualifikueset e Botërorit. Më 8 shtator, në të njëjtën orë, është planifikuar edhe përballja me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, këtë herë në shtëpi.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...