Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e ka quajtur të papranueshme qasjen kërcënuese të prokurorit special në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Siç shkruan Gruda, kjo çfarë po ndodhë në Hagë, është legjitimim i padrejtësisë.
”Kjo është e papranueshme. Të trajtohet në këtë mënyrë njeriu që ishte në ballë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është fyerje jo vetëm ndaj figurës së tij, por edhe ndaj gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës. Një gjykatë që lejon praktika të tilla, duke harruar parimet themelore të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, e humb kredibilitetin e saj dhe shkel mbi besimin dhe pritjen që populli i Kosovës kishte që ajo të ofrojë drejtësi me standarde evropiane. Kjo që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë”, ka shkruar Gruda.
LEXO EDHE:
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë