Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mirëpriti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Basha e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës ndaj Mbretërisë së Bashkuar për rolin e saj gjatë luftës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë, transmeton Arbresh.info.
“Gjatë bisedës, Kryetari Basha e falënderoi diplomatin Hargreaves për vizitën si dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit. Kryetari Basha dhe Ambasadori Hargreaves zhvilluan diskutim të hapur për reformat demokratike të ndërmarra nga vendi ynë, ku Kryetari e siguroi ambasadorin që Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit tonë në familjen evropiane, dhe synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves fillimisht e uroi Bashën për detyrën e tij të re në krye të institucionit bartës legjislativ të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ridëshmon lidhjet e thella dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Arbresh.info
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...