Shqipëria nesër luan miqësoren ndaj Gjibraltarit, e cila do të shërbejë si përgatitje për sfidën e vetme zyrtare për këtë muaj ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë.
Në konferencë për media ka dal sot selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho i cili ka folur edhe për largimin e Adrian Bajramit drejt Zvicrës, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë largim braziliani nuk e ndjen veten fajtor. Ai tregoi se kishte biseduar rreth gjysmë ore me të.
“I uroj shumë fat Bajramit në karrierë, zgjodhi Zvicrën dhe na njoftuan zyrtarisht nëpërmjet federatës edhe pse klubi i tij fillimisht nuk na tha asgjë. Biseduam 30 minuta në telefon por mbetet mes meje dhe tij përmbajtja.”
“Por kjo ndodh kudo në botë, kam eksperiencë mbaj mend dikur edhe mes Brazilit dhe Italisë ishte kështu.”
“Nuk ndihem fajtor për largimin e tij, asnjë shans nuk ka! Përpiqem të bëj maksimumin, për të mirën e kombëtares. E mora nga Benfica dhe e ndihmova”, u shpreh Sylvinho./Arbresh.info
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...