Sot, rreth orës 04:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informacion nga qytetarët se në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare ishte duke tentuar të hidhej nga ballkoni.
Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët, e më pas kanë vërejtur viktimën në anën e jashtme të ballkonit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bën me dije se policët kanë tentuar ta qetësojnë me komunikim, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo.
“Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën e banesës me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në tarracë, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave të ballkonit, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër” deklaroi Veseli.
Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë gjithashtu edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, e cila ishte në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Për shkak të gjendjes së saj, ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë.
“Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Nga informacionet e siguruara deri më tani, dyshohet se viktima edhe më herët ka pasur probleme të natyrës psikike.
Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ajo është dërguar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë” shtoi Veseli.
Policia e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situata tragjike.
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...