Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Sipas SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë./rtsh
Partia Socialdemokrate sulmon PDK-në: Bedri Hamza është “kuk...
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit