Njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbuluar dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe municion në një zonë pyjore në fshatin Junakë, Komuna Zveçan.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani
Arsenali ishte fshehur brenda një gypi metalik, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë hetimore dhe ato për trajtimin e mjeteve eksploduese.
“Sot rreth orës 15:00, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë Kufitare gjatë patrullimit në fshatin Junakë, Komuna Zveçan, ka gjetur tri armë të fshehura në një gyp në pyll – një pushkë gjysmë automatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për to”, ka deklaruar Elshani.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese, të cilët kanë bërë konfiskimin e armëve dhe municionit.
“Në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar,” ka shtuar më tej Elshani./Arbresh.info

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...