Bosnja dhe Hercegovina ka arritur të shënoj një fitore të madhe ndaj Greqisë me rezultat 80-77 në kuadër të ndeshjes së katërt në EuroBasket.
Të udhëhequrit e Adis Beciargicit trajnerit të Trepcës, shënuan fitoren e dytë në grupin C të Kampionatit Evropian, shkruan Arbresh.info.
Kjo fitore është një hap i madh për boshnjakët për kualifikim tutje në play-off të EuroBasktit.
Më i dalluari në këtë triumf ishte ylli i NBA, Jusuf Nurkic me 18 pikë e 10 kërcime, kurse lojë të mirë bëri edhe Roberson që shtoi 18 pikë tjera.
Për grekët Slukas ishte më i dalluari me 15 pikë e tetë asistime.
Ndeshjen e fundit Bosnja e luan ndaj Gjeorgjisë, kurse Greqia përballet me Spanjën.
Aktualisht Bosnja është e dyta me gjashtë pikë, teksa Greqia prinë në tabelë me shtatë sosh./Arbresh.info
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...