Pas pothuaj dy vjetësh, Cedric Itten është rikthyer në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Në një konferencë për shtyp të mbajtur të martën, ai theksoi rëndësinë e ndeshjeve kundër Kosovës.
Të premten në Basel, në orën 20:45, Zvicra do të përballet me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Itten, 28 vjeç, u rikthye në përfaqësuese pas paraqitjeve të mira me Fortuna Dusseldorfin në Bundesliga 2, ku shënoi dy gola në katër ndeshje të para. Ai numëron pesë gola në 12 paraqitje për Zvicrën.
“Ndeshja ndaj Kosovës është gjithnjë e veçantë,” u shpreh Itten, duke paralajmëruar kundërshtarin që të mos nënvlerësohet.
“Është e qartë që Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium,” shtoi ai.
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell