Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A), e cila kontrollon një fshat në rajonin e Darfurit, i është lutur OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të ndihmojnë në gjetjen e trupave të viktimave pas rrëshqitjeve të dheut.
Të paktën 1 mijë njerëz gjetën vdekjen në rajonin perëndimor të Sudanit pasi rrëshqitjet e dheut shkatërruan një fshat të tërë në malet Marra, duke lënë vetëm një të mbijetuar.
“Informacionet fillestare tregojnë vdekjen e të gjithë banorëve të fshatit, që vlerësohet të jenë më shumë se një mijë individë, me vetëm një të mbijetuar”, tha SLM/A), grupi rebel që kontrollon fshatin.
Raportohet se rrëshqitja e dheut, që ndodhi të dielën, e rrafshoi plotësisht fshatin pas disa ditëve me reshje të dendura shiu.
Lëvizja u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të ndryshme humanitare ndërkombëtare që të ndihmojnë në gjetjen e trupave të viktimave, mes të cilave gjenden edhe fëmijë.
Kjo katastrofë tragjike i shtohet asaj që OKB-ja e ka përshkruar si një nga krizat më të rënda humanitare në botë, kryesisht të shkaktuara nga njeriu, pasi Sudani është zhytur në një luftë civile brutale prej tre vitesh. Disa pjesë të rajonit të Darfurit i ka përfshirë edhe zia e bukës.
Shumë sudanezë që i ikën luftës së ashpër midis forcave të armatosura dhe grupit paramilitar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Darfurin Verior duke kërkuar strehim në zonën malore të Marrës, ku ushqimi, uji dhe nevojat e tjera themelore të jetesës janë jashtëzakonisht të kufizuara.
OKB-ja thotë se disa vlerësime sugjerojnë se më shumë se 150 mijë njerëz u vranë gjatë luftës dhe më shumë se 14 mijë të tjerë u zhvendosën brenda vendit.
Operacionet e ndihmës mbeten të kufizuara në vend për shkak të luftimeve të ashpra të vazhdueshme midis ushtrisë, RSF-së dhe fraksioneve të tyre mbështetëse, grupeve rebele dhe milicive./rtsh
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...
Moti sot në Shqipëri
Këto janë qendrat të cilave mund t’u drejtoheni për votim me...
Tanzani, rrëzohet helikopteri në Kilimanxharo, pesë viktima
Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po arm...