Sot, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
Takimi, që ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Gjeneral Barduanit me homologët institucionalë, u përqendrua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë.
KFOR-i njofton se Gjeneral Barduani shprehu dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, si faktor kyç për stabilitetin në vend.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran