Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku i është drejtuar nënkryetares së parë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhojë, meqë sipas saj, nuk kanë bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.
Çitaku përmes një reagimi tha se qëndrimi i tyre është parimor në mbrojtje të rendit kushtetues.
“Albulenë, Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini. Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, është shprehur tutje Çitaku.
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran