Gjithçka e kryer sipas Romanos, Zhegrova lojtari i ri i Juventusit

19:41 | 31 Gusht 2025
D.H

“Saga” Edon Zhegrova – Juventus tashmë është drejt përfundimit.

Eksperti i transferimi Fabrizio Romano e konsideron të kryer transferimin e yllit kosovar tek “Zonja e Vjetër”, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij Lille ka pranuar një ofertë nga Juventusi që përfshin 20 milionë euro.

Zhegrova pritet që niset sot drejt Italisë, para se t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek klubi i ri. Ai do të firmosë një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë të garantuar prej rreth 2.5 milionë eurosh në vit.

Ky transferim erdhi pasi Juventusi e largoi Nico Gonzales drejt Atletico Madridit.

Romano më herët raportoi se Zhegrova ka një marrëveshje personale me torinezët që nga 16 gushti.

Kujtojmë se Zhegrova ua kishte bërë të qartë drejtuesve të Lillet se do të largohet nga klubi këtë verë. Ai do t’i bashkohet Jonathan Davidit tek Juve, me të cilin ka luajtur edhe tek Lille për disa sezone.

Tashmë gjithçka është e kryer, mbetet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale